Haxhiu dorëzon në Qeveri koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative

10.08.2023

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka proceduar në Qeverinë e Kosovës  koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës. Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe një zotim i saj po përmbushet. […]

Haxhiu dorëzon në Qeveri koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative Foto: Ilustrim

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka proceduar në Qeverinë e Kosovës  koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe një zotim i saj po përmbushet.

“Sapo proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/