Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka bërë të ditur se sot ka pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

“E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti.

Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj” ka njoftuar Shala.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.