Haxhi Avdyli: COVID-19 do të prodhojë analfabetë dhe njerëz asocial

06.08.2020

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi ka thënë se COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate. Sipas Avdylit COVID-19 do të shkatërroj mirëqenien familjare, do të prodhojë disa gjenerata pa edukim bazik shkollor d.m.th. analfabetë. Gjithashtu ai ka thënë se COVID-19 do të ndikojë […]

Haxhi Avdyli: COVID-19 do të prodhojë analfabetë dhe njerëz asocial Foto: Ilustrim

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi ka thënë se COVID-19 përveç që ka marrë jetë njerëzish, do të sjellë edhe dëme tjera afatgjate.

Sipas Avdylit COVID-19 do të shkatërroj mirëqenien familjare, do të prodhojë disa gjenerata pa edukim bazik shkollor d.m.th. analfabetë.

Gjithashtu ai ka thënë se COVID-19 do të ndikojë edhe në asocializimin e njerëzve si shkak i distancimit fizik.

Përveq humbjeve të mëdha të jetërave të çmuara të bashkëqytetarëve tanë ,Covidi do na sjellë dëme afatgjate që do i vuajmë si shoqëri me vite :
1. shkatërrimi ekonomik i mirëqenies familjare,
2. prodhimi i disa gjeneratave pa edukim bazik shkollor dmth analfabetë
3. rritja e krimit ,vjedhjeve e veprave delikuente si pasojë e pikave 1 e 2
4. trazira e jostabilitet politik që do vijnê nga përqarjet politike por edhe nga gjendja e rëndë ekonomike,
5 gjendje e rënduar psikologjike e popullatës me rritje të dhunës në familje e shoqëri e shtim të vetëvrasjeve
6. migrimi i shtuar i pjesës më vitale të shoqërisë,
7. rritje e sëmundjeve e vdekjeve nga sëmundjet tjera, për shkak se resurset e sistemit shëndetësor janë orientuar në luftën anti- Covid
8. distancimi fizik për mbrojtje nga Covid do krijoi një njerzë asocial, introvert, jo komunikativ e paranoik
9. do kemi gjenerata fëmijësh të rritur nê botë virtuale jo reale por tē padijshëm dhe të keq edukuar jo të gatshem per tu kyqur në tregun e punës e jetën reale.
Janë këto disa, e mund të jenë edhe shumë më shumë, pasoja afatgjate të pandemisë e që si shtet duhet filluar të mendojmë zgjidhjet që sadopak ti zbusim pasojat e këtyre fenomeneve shoqërore
” ka shkruar Avdyli.