Hashim Thaçi u morë 3 herë në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale

12.01.2019

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milain Zeka ka theksuar se as i pari i vendit, Hashim Thaçi nuk do të shpētoj nga Gjykata Speciale. Madje, ka shtuar në një emision televiziv, se Thaçi tashmë ka gjetur edhe avokatët që do ta mbrojnë. “Gjykata është bërë ekskluzivisht për Hashim Thaçin, nuk është për ty (gazetarit) e […]

Hashim Thaçi u morë 3 herë në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale Foto: Ilustrim

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milain Zeka ka theksuar se as i pari i vendit, Hashim Thaçi nuk do të shpētoj nga Gjykata Speciale.

Madje, ka shtuar në një emision televiziv, se Thaçi tashmë ka gjetur edhe avokatët që do ta mbrojnë.

“Gjykata është bërë ekskluzivisht për Hashim Thaçin, nuk është për ty (gazetarit) e mua. Ai mund t’i bëjë 100 marrëveshje me Serbinë, prap nuk shpëton nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Ai tha se Thaçi është marrë dy-tri herë në pyetje nga ana e Gjykatës Speciale.

“Të paktën dy herë ose edhe tri herë është marrë në pyetje nga ana e Gjykatë Speciale”, tha ai në T7, raporton Gazeta Blic.

Zeka ka theksuar se edhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit tashmë i ka ardhur ftesa nga ana e Gjykatë Speciale.

“Nuk e di se a e ka marrë apo jo ftesën Kadri Veseli. Por, ftesa nga Gjykata Speciale ka ardhur në Prishtinë”, ka theksuar ai.