Hashim Thaçi tallet me komisionin: Shkoni në pauzë 30 minuta, e shihemi!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi i përplasi deputetët ndërmjet vete, ai ua ka lënë në gjysmë, mbledhjen ku parashihej raportimi i tij, para Komisionit Hetimor Parlamentar, për shtetasit turq të deportuar nga Kosova.

Ai u tha deputetëve se ka disa angazhime si president, andaj edhe i duhet të shkoj.

“Shkoni në pauzë 30 minuta, merruni vesh, sepse unë kam takime dhe telefonata. Shihemi…”, u tha presidenti deputetëve, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, presidenti gjatë këtij takimi është përplasur me deputetët për çështjen e ekspertit të angazhuar për këtë çështje.

Ndërkaq, deputeti Anton Quni tha se “sskush nuk jemi të interesuar të rrezikojmë sigurinë nacionale – keni mundur t`i këkroni sqarime para se të vini për punën e ekspertit. Nëse rrezikohet siguria nacionale, këtë çëshjte është dashur ta sqaroj zyra juaj, e jo ju personalisht.

“E tërë kjo dramë, ky teatër, të gjithë po e lexojmë si abetaren, ju nuk jeni të gatshëm të raportoni, nëse ju nuk jeni ts  gatshëm kërkoni kohë merrni info për CV-në e ekspertit edhe dekalaratën e tij”, tha Quni.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.