Thaçi: S’kam pasur gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti

01.04.2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar për herë të parë mocionin ndaj Qeverisë Kurti. Thaçi ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti, ai tha se deputetët e Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Ai po ashtu tha se mocioni ka qenë në një kohë të […]

Thaçi: S’kam pasur gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti Foto: Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar për herë të parë mocionin ndaj Qeverisë Kurti.

Thaçi ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin e Qeverisë Kurti, ai tha se deputetët e Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Ai po ashtu tha se mocioni ka qenë në një kohë të papërshtatshme pasi Kosova po përballet me pandeminë.

“As s’kam pas gisht e as dorë në rrëzimin e Qeverisë Kurti, deputetë kanë votuar për votuar dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që ju përket, mendoj se mocioni ishte në një kohë të papërshtatshme”, tha Thaçi në T7.