13.05.2019, 16:47

Hashim Thaçi “favorizon” Bali Muharremajn!

Sot janë mbushur 20 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të kësaj ane.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, presidenti i vendit Hashim Thaçi ishin pjesëmarrës në tubimin përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në Korishë.

Ajo çka bie në sy në këtë tubim përkujtimor shihet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili për dallim nga tubimet tjera që zakonisht shoqërohet nga politikanë të ish-partisë së tij këtë herë siç shihet është shoqëruar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndryshe, më 13 maj 1999, u krye masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullatën e kësaj ane dhe fshatrave përreth duke i ndalur civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan , Mushtisht, dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre të cilët gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, disa banorë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq humbën jetën, pasi ishin përdorur si mburojë e gjallë nga serbët përballë sulmeve ajrore të avionëve bombardues NATO-së.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Thaçi ka rënë në kurthin e dinakërisë së vet
/SuharekaOnline/