U bënë rreth 5 muaj që liderët politik nuk po gjejnë një marrëveshje për heqjen e taksës, deri sa Presidenti Thaçi tha se korrigjimi i lehtë i kufijëve është zgjidhja më e mirë, kështu mendon Thaçi që Serbia do ta njehë Kosovën si shtet.

Gjatë një interviste në emisionin Rubikon në KTV, këshilltari i presidentit Thaçi, Blerim Shala tha se duhet ta trajtojmë seriozisht opsionin përfundimtar për marrëveshjen me Serbinë edhe nëse përfshinë korrigjim të lehtë të kufijve. 

“Duhet ta trajtojmë seriozisht opsionin përfundimtar për marrëveshjen me Serbinë edhe nëse përfshinë korrigjim të lehtë të kufijve. Ne jemi të vendosur për ta njohur Serbinë. Presidenti e sheh si zgjidhje korrigjimin e lehtë të kufijve. Kjo temë është valide vetëm nëse ka njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Mund t’i themi korrigjim nëse lëvizin komunat. Ja vlen të shqyrtohet opsioni i marrëveshjes që parasheh lëvizjen e kufijve nëse garantohet marrëveshja me Serbinë”.

Sipas këshilltarit Shala, taksa e ka treguar efektin e saj, duke i humbur milionat shtetit serb, por tani duhet të pezullohet për arsye që t’i jepë mundësi vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mendoj që platforma është qëndrim zyrtar i delegacionit, mirëpo varet se çfarë do të sjellin bisedimet në Bruksel. Taksa ka qenë i imponuar për shkak të rrethanave që u krijuan në Interpol. Taksa ka fuqizuar rolin e Kosovës. Kryeministri Haradinaj ka pasur disa kërkesa eksplicite ku një nga to ka qenë të mos ndërmerren masa të njëanshme nga të dyja vendet mirëpo Serbia”. tha ai.

Po ashtu ai tha se, pezullimi i taksës, nuk nënkupton heqjen e saj përgjithmonë, por për një kohë të caktuar, ku taksa mund të kthehet nëse Serbia nuk përmbush kushtet e saj.