Thaçi apelon në zbatimin e masave anti-covid në mënyrë rigoroze

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Thaçi më tutje ka falënderuar personelin mjekësor për punën dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurëve nga Covid-19.

“Në javën e fundit kishim rritje të madhe të numrit të të prekurve me virusin COVID-19. Gjendja aktuale është tejet shqetësuese dhe kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë.

Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë.

LEXO EDHE:  Kryeziu: Lëvizjet gjatë pushimeve shihen si bartës kryesor të COVID-19

Si president i vendit shpreh falënderim të madh për gjithë personelin shëndetësor, i cili po e jep maksimumin në këtë betejë të përditshme për ta shpëtuar çdo jetë njeriu. Po ashtu, u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky virus vdekjeprurës” ka thënë Thaçi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.