Hardinaj: Të reflektojmë si shoqëri mbi sfidat që përballen personat me aftësi të kufizuara

03.12.2023

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, tha se si shoqëri duhet reflektuar mbi guximin dhe përpjekjet që personat me aftësi të kufizuara i bëjnë në përballjen e sfiidave të paimagjinueshme. “Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, […]

Hardinaj: Të reflektojmë si shoqëri mbi sfidat që përballen personat me aftësi të kufizuara Foto: Ilustrim

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, tha se si shoqëri duhet reflektuar mbi guximin dhe përpjekjet që personat me aftësi të kufizuara i bëjnë në përballjen e sfiidave të paimagjinueshme.

“Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë”, shkroi ai.

“Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, shtoi Haradinaj në Facebook.