100% Haradinaj: Nëse Kurti e heq taksën “ne i ndajmë rrugët shumë keq me të”

Foto: Ilustrim

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në “Debat Plus” ka thënë se në tema nacionale janë të gatshëm për të kontribuar siç është edhe përfshirja në dialog.

Kryetari i AAK-së ka thënë se nëse Kurti e heq taksën “ne i ndajmë rrugët shumë keq me të”.

“Ne s’kemi as pse komunikojmë më me njeri-tjetrin. Nuk besoj se takimi me të më do t’i kontribuonte interesin nacional” shkruan Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se nëse Kurti kthehet në të njëjtat formula të dialogut si deri më tani Kosova do të vonohet edhe për disa vjet.