Haradinaj:Liberalizimi mund të ndodhë para Vitit të Ri

18.12.2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë. Me këtë rast, Haradinaj foli haptazi lidhur me çështjen e dialogut dhe marrëdhënien e Kosovës më përfaqësuesit e BE-së. “Nga BE-ja i kemi dy kërkesa dhe të cilat janë shumë legjitime, pra të kthehet dialogu në situatë normale se ka […]

Haradinaj:Liberalizimi mund të ndodhë para Vitit të Ri Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Me këtë rast, Haradinaj foli haptazi lidhur me çështjen e dialogut dhe marrëdhënien e Kosovës më përfaqësuesit e BE-së.

“Nga BE-ja i kemi dy kërkesa dhe të cilat janë shumë legjitime, pra të kthehet dialogu në situatë normale se ka dalë nga kontrolli apo normalitetit dhe normalizimi i vizave, të dyja janë në proces edhe kjo e liberalizimit të vizave nuk është se ne kemi dëshirë shpejtë të dëshpërojmë veten, nuk është një vendim jo, është një proces po shkojmë tutje por nuk ndërlidhet me taksën, pra është kontratë e ndarë që ka pas Kosova me BE-në, është e drejtë e qytetarëve të vendit, poashtu si palë kontraktuese e kemi kryer punën tonë.Unë besoj se do të kemi liberalizim, jo fort larg të paktën jo nga ato që ka thëne komisionieri Hahn në Prishtinë, po synojmë që ta marrin para Vitit të Ri dhe mendoj se është e drejtë e jona.

Taksa sipas meje dhe sipas të gjithëve që kuptojnë këto procese, hiqet kur njihet Kosova, kemi një interes nga Serbia është interes i yni njohja për shkak se i plotëson proceset tona integruese dhe perspektivën tonë sido që të jetë edhe Serbia ka interes për diçka, e që është tregu i Kosovës”, ka thëne Haradinaj.