Haradinaj: Diaspora e gjallëron Kosovën, apelon qeverinë për heqjen e kufizimeve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të largojnë ndalesën e qarkullimit deri pas festave të fundvitit. Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të largojnë ndalesën e qarkullimit deri pas festave të fundvitit.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre.
Postimi i plotë:
Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës.
Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre.
Mirë se vini bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret!