Haradinaj: Zgjedhja e presidentit i konvenon Kurtit dhe Vetëvendosjes
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit do t’i konvenojë kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo do të ndihmonte në shmangien e bllokimit të proceseve institucionale.
I ftuar në emisionin “Click” në RTV21, Haradinaj ka thënë se pjesëmarrja në procesin e zgjedhjes së presidentit është e nevojshme për të krijuar kuorumin dhe për të mos e dërguar vendin në zgjedhje të reja vetëm për këtë arsye.
“Zgjedhja e presidentit mendoj që do t’i konvenojë edhe vetë zotit Kurti dhe Vetëvendosjes që mos me i blloku proceset, mos me dërgu vendin në zgjedhje vetëm për mungesë kuorumi, sepse nuk ka nevojë me votu presidenten, vetëm pjesëmarrja me kriju kuorumin edhe kaq është”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij, një qasje e tillë do të ishte në interes të stabilitetit institucional dhe funksionimit normal të shtetit, duke shmangur kriza të panevojshme politike.