Haradinaj viziton Malishevën, thotë se dëmet mund të jenë si pasojë e punëve jo cilësore

10.01.2021

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat më të dëmtuara nga vërshimet që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe ngritjes së nivelit të ujit në lumenjë. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot këtë komunë ku për së afërmi ka shikuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Ai ka ftuar […]

Haradinaj viziton Malishevën, thotë se dëmet mund të jenë si pasojë e punëve jo cilësore Foto: Ilustrim

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat më të dëmtuara nga vërshimet që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe ngritjes së nivelit të ujit në lumenjë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot këtë komunë ku për së afërmi ka shikuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Ai ka ftuar qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.

“Vizitova sot komunën e Malishevës, përkatësisht një ndër zonat e prekura nga vërshimet.Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje. Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.

Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës. Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë.

Njëkohësisht ftoj aktivistët, strukturat e Aleancës në zonat e prekura si dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që t’iu dalin në ndihmë familjeve të prekura në këtë fatkeqësi natyrore” ka njoftuar Haradinaj.