09.09.2019, 20:03

Haradinaj: Ushtria jonë do ta mbrojë pragun e lirisë aty ku kërkon NATO’ja

Ish-Kryeminstri, Ramush Haradinaj, thotë se është krenar që trupat e FSK’së, do të marrin pjesë në një nga trajtimet përkrah ushtrive të fuqishme të botës.

Haradinaj në rrjetin e tij Facebook thotë se Kosova do të ketë ushtri, sipas standardeve të NATO’s.

Gjithashtu ai ka shtuar se ushtria kosovare do të inkuadrohet kudo që e kërkojnë forcat e NATO’s.

“Krenar të shoh sot Ushtrinë e Kosovës, në ushtrimin “Albanian Effort 19”, krah për krah me ushtritë më të fuqishme të botës. Treguesi më i qartë se po krijojmë ushtri të shekullit 21 sipas standardeve të NATO-s. Ushtria jonë do të jetë në shërbim të mbrojtjes së pragut të lirisë, kudo në botë, aty ku na e kërkon NATO e udhëhequr nga Amerika. Gjithmonë në rresht me ushtritë e paqes!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

LEXO EDHE:  OVL-ja ka ngritur padi ndaj ish-luftëtares për “Shpifje”
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.