Haradinaj: Ushtria e Kosovës, një forcë e gatshme për të kontribuuar në paqe

para 39 dite

Në ditën e 6-të vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë kontributin e kësaj force në sigurinë e vendit dhe në ndërtimin e një imazhi pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Haradinaj: Ushtria e Kosovës, një forcë e gatshme për të kontribuuar në paqe

“Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë, e gatshme për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, objektivi kryesor i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, një synim që po ndiqet me përkushtim dhe në bashkëpunim me aleatët strategjikë. “Objektivi ynë strategjik afatshkurtër mbetet anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, dhe këtë rrugë do ta ndjekim me përkushtim dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”, ka shtuar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka theksuar rëndësinë e Ushtrisë së Kosovës për sigurinë e vendit dhe për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit. Ai ka falënderuar të gjithë ushtarët për shërbimin e tyre dhe për kontributin e tyre në ndërtimin e një Kosove të fortë dhe të sigurt.

Etiketat

Ofertat e fundit