Festat e fundvitit Haradinaj: Uroj që Krishtlindjet të sjellin paqe nën kulmin e secilit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Ai uroi që Krishtlindjet të sjellin paqe nën kulmin e secilit.

”Të nderuar qytetarë të vendit,

Në prag tē Festës së Krishtlindjes, ua përcjellë urimet më të përzemërta tē gjithë shqiptarëve katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë.
Si popull i një trungu, ne, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të Festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve.

Uroj dhe punoj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm dhe model për shoqërinë dhe shtetin tonë.

Uroj që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit prej nesh.
Buzmi le të ndriçojë e të ngrohë çdo familje!

Për Shumë Mot e Jetë! RH”

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.