Haradinaj: Unë nuk mund të shpreh ngushëllime çdo ditë, nuk është në rregull!

19.03.2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi sot nga Ministria e Infrastrukturës të hetojë situatën në trafik, pasi, sipas tij, gjendja është urgjente si rezultat i numrit të madh të aksidenteve me fatalitet. “Kërkojmë një hetim se çfarë është duke ndodhur. Ekziston mundësia që edhe marrja e patentë-shoferit në disa forma mund të jetë arsye për […]

Haradinaj: Unë nuk mund të shpreh ngushëllime çdo ditë, nuk është në rregull! Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi sot nga Ministria e Infrastrukturës të hetojë situatën në trafik, pasi, sipas tij, gjendja është urgjente si rezultat i numrit të madh të aksidenteve me fatalitet.

“Kërkojmë një hetim se çfarë është duke ndodhur. Ekziston mundësia që edhe marrja e patentë-shoferit në disa forma mund të jetë arsye për këto aksidente të shumta.

Është urgjente kjo temë, të merren masat më shpejt. Unë nuk mund të shpreh ngushëllime çdo ditë, nuk është në rregull. Do të thotë, hetoni, merrjani dikujt patentën, bëni minuse. Bëni diçka, se nuk është mirë, çdo ditë po ndodhin këto raste”, tha Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, raporton KsP.

Ditëve të fundit, aksidentet me fatalitet janë bërë shumë aktive në Kosovë, ku së fundmi ndodhi një aksident me fatalitet në fshatin Duhël të Suharekës, ku mbetën të vdekur tre të rinjë.