Haradinaj: Ulja e pagave nga Kurti, për tituj portalesh!

12.02.2020

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili këtë veprim të Qeverisë Kurti e cili e cilëson si mashtrim ordiner me dhe se bëhet për tituj portalesh që të fitojnë […]

Haradinaj: Ulja e pagave nga Kurti, për tituj portalesh! Foto: Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili këtë veprim të Qeverisë Kurti e cili e cilëson si mashtrim ordiner me dhe se bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.

“Narrativa mashtruese e sjellë nga rruga, po vazhdon tani në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populliste të panevojshme, që në realitet nuk sjellin asnjë ndryshim efektiv.

I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por për edhe atyre të ardhshëmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëvë ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.

LEXO EDHE:  Kurti i kërkon Bosnje e Hercegovinës që të lëviz me shpejtësi për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët

Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese” thuhet në reagimin e Haradinajt.

Etiketat