Haradinaj: U vërtetua se Kurti është mashtrues, qeveria e tij nuk do të zgjasë shumë

27.07.2021

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se dyshimet e tij për qeverinë e Albin Kurtit tashmë janë vërtetuar. Haradinaj thotë se është vërtetuar që tashmë Albin Kurti është mashtrues. Ai thotë se premtimet për dialogun, reciprocitetin e shumë çështje tjera kanë dalë të jenë mashtrim, për çka sipas tij e bëjnë Kurtin mashtrues. “Populli […]

Haradinaj: U vërtetua se Kurti është mashtrues, qeveria e tij nuk do të zgjasë shumë Foto: Ilustrim

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se dyshimet e tij për qeverinë e Albin Kurtit tashmë janë vërtetuar.

Haradinaj thotë se është vërtetuar që tashmë Albin Kurti është mashtrues.

Ai thotë se premtimet për dialogun, reciprocitetin e shumë çështje tjera kanë dalë të jenë mashtrim, për çka sipas tij e bëjnë Kurtin mashtrues.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai në Dukagjini.

Haradinaj thotë se me ardhjen në qeveri të Albin Kurtit Kosova ka pasur rritje të madhe të importeve nga Serbia që sipas tij dikur ai i kishte kundërshtuar.

“Kurti ka premtuar se do ta rivendos reciprocitetin, por e vërteta është se u rritë importi i mallrave nga Serbia”.