Haradinaj tregon se kur shqyrtohet suspendimi i taksës

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës dyditore në Berlin, tha se mund të shqyrtohet suspendimi i përkohëshëm i taksës ndaj mallrave serbe, por me kushte.

“Një prej temave më rëndësi është liberalizimi i vizave por edhe temat e tjera bashkëpunimi ekonomik bilateral me Gjermaninë por edhe dialogu edhe proceset integruese. Kur kemi një marrëveshje të dakorduar për të gjitha temat veç e veç mund ta shqyrtojmë suspendimin e përkohëshëm të taksës”, u shpreh ai në një prononcim për media.

Po ashtu, kryeministri sot mori pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, pastaj pati një takim edhe me deputetët e CDU-së të Bundestagut gjerman, Johan Wadephul, Peter Bayer, Christian Schmidt, raporton RTV21.

Haradinaj sot nga ora 15:30 pritet të mbajë një konferencë për media pas kthimit nga vizita zyrtare në Berlin në Qeverinë e Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.