Sonte, në emisionin “Pressing” të Televizionit T7, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.
Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit T7 ka folur edhe për arsyen e dhënies së dorëheqjes nga posti i kryeministrit.
“Është një temë që po ju ikë njerëzve pa qëllim. Ka të bëjë me sovranitetin e shtetit që përfaqëson kryetari i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.
“Tani nuk ka aktakuzë. Jemi vend i pavarur dhe po të shkonte kryetari i Qeverisë i bie se sovraniteti i vendit është i prekshëm”
“Me shku Ramush Haradinaj si individ ne mbetemi të paprekshëm. E kam rujt Kosovën të paprekshme po shkoj si qytetar dhe ne nuk po e dërgojmë shefin e Qeverisë atje”, ka thënë Haradinaj.