Haradinaj: Taksa është shtet, nëse hiqet nuk siguron njohje

17.07.2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi në Vushtrri edhe një herë nuk ka lënë pa përmendur vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe dialogun me Serbinë. Sipas tij, guxim ka qenë edhe formimi i ushtrisë edhe vendosja e taksës ndaj Serbisë edhe parandalimi i ndarjes së Kosovës. “Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka qenë […]

Haradinaj: Taksa është shtet, nëse hiqet nuk siguron njohje Foto: Ilustrim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi në Vushtrri edhe një herë nuk ka lënë pa përmendur vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe dialogun me Serbinë.

Sipas tij, guxim ka qenë edhe formimi i ushtrisë edhe vendosja e taksës ndaj Serbisë edhe parandalimi i ndarjes së Kosovës.

“Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka qenë i guximshëm. Guxim ka qenë për t’i thënë stop kur janë mobilizuar për të ndarë Kosovën. Guxim ka qenë kalimi i ligjit për Trepçën në Qeveri dhe Parlament.

Guxim është t’i thuhet sot Serbisë që s’mund të na e rrezikosh ekzistencën tonë. Taksa është shtet, nëse s’mundesh për të mbajtur taksën deri në njohje, nuk do të marrim njohjen reciproke të dy shteteve. Është komponentë e të shtet-bërjes, nuk është votë”, tha Haradinaj.