Sot Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, por vendimi i taksës nuk do të ndryshojë.

Ai në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se dorëheqja e tij ka ardhur për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, si i dyshuar i saj.

Po ashtu, ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media tha se:”Më lejoni të iu siguroj se taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime”.

Po ashtu, Haradinaj tha se Bashkësia Ndërkombëtare është duke bërë gabim që po insiston që taksa të largohet ndaj shtetit Serb.

“Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes”.

Haradinaj në minutat e fundit të konferencës tha se “E porositi pasardhësin tim që të mos e vë në “pazarin” e dialogut vendimin e taksës”.

Në fund ish-kryeministri Haradinaj tha se: “Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS! Faleminderit”.