Çlirim Gashi
28.03.2019, 23:15

“Haradinaj ta largojë taksën, po e tepron”

Së fundmi edhe liderët e Kosovës kanë filluar që të bëjnë presion tek Kryeministri Haradinaj, që ta heqë taksën 100 për qind, shkaku i kërkesës së Serbisë që nëse taksa hiqet do ta njehë Kosovën si shtet.

Sipas Famir Limajt tani taksa duhet të hiqet sespe Kosova ka arritur qëllimet e veta ndaj shtetit Serb, duke treguar se jemi serioz në çdo vendim që marrim.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se: “Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet”.

“Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit qëllimin e vetë, nëse ki arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh.. Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë”, ka thënë Limaj në Rubikon.

Po ashtu, ai tha se partnerët e koalicionit qeverisës PAN, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj nuk janë takuar që 3 javë, por sipas Limajt nesër do të jetë takimi i përbashkët mes tyre.