Haradinaj sot takon Limajn, pritet që edhe NISMA ti bashkohet koalicionit PSD-AAK

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një konference për media deklaroi se pas zyrtarizimit të koalicionit me Partinë SocialDemokrate (PSD), sot do të zhvillojë një takim me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn.

“Nesër (sot) do të takohemi me kryetarin e Nisma Fatmir Limaj. Ideja është për zgjerimin e koalicionit, ftojmë edhe AKR-në të na bashkangjitet” ka thënë Haradinaj për mediat por pa treguar orarin.

Ky njoftim i Haradinajt nënkutpon se ky koalicion pritet që të zgjerohet edhe më shumë duke hyrë edhe parti të tjera.

Kujtojmë se dje PSD-ja dhe AAK-ja firmosen dhe zyrtarizuan koalicionin pazgjedhor, ku bartës i kësaj liste do të jetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

RAPORTO