Haradinaj “selam” Thaçit, Kushtetuesja deri tash rrëzoi dy presidentë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se deri tash nuk ka parë asnjë dokument i cili do t’i vërtetonte marrëveshjen mes dy presidentëve për shkëmbim territoresh.

Megjithatë, Haradinaj, i kujtoi presidentit Thaçi se deri tash Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar dy presidentë.

“Dy presidentë kanë shku në shpi kur kanë ra ndesh me kushtetutën. S’ka ndodh vendimi, unë retorikën nuk muj me çu në Gjykatë, s’kishin prit as tjerët, e kishin dërgu”. 

Rezistenca e kryeministrit Haradinaj ndaj taksës ka bërë që të ketë lëkundje dhe deklarata kundërthënëse mes partnerëve të koalicionit qeverisës.

Kryeministri në Rubikon të KTV-së tha se qëndrimet e secilit janë tashmë publike dhe nuk ka se çka të komentojë mbi to. 

Ai bëri të ditur se bashkëpunimi i tyre vazhdon në çdo temë tjetër ndonëse nuk pajtohen lidhur me taksën, transmeton Express.

“I kam kërkuar Limajt dhe Veselit që të kenë mirëkuptim përderisa dëshirojnë që unë me ushtru këtë funksion, deri sa mendojnë që unë duhet të ushtroj këtë funksion. Nëse ndryshojnë qëndrim për kryeministrin apo qeverinë është e kuptueshme dhe legjitime. Nuk tërhiqem por ata mund të organizojnë mocion”, ka thënë ai.

RAPORTO