Herolind Bytyçi
28.03.2019, 22:14

Haradinaj rrëfen takimin me Thaçin dhe Radojçiqin: Kemi folur 2 orë, detajet i din Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte në ‘Jeta në Kosovë’ ka folur për raportimet e njëpasnjshme se ai shpesh ishte takuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Haradinaj thotë se kur duan ta sulmojnë atë, ia përmendin Radoiçiqin. Por ai thekson se  takimet e tij me Radoiçiqin ishin bërë në interes të vendit dhe integrimit të serbëve.

‘Kjo është mënyra qysh me e goditë Ramushin kur është i padëgjueshëm, qysh presidenti Thaçi me e goditë Ramushin apo dikush tjetër kur nuk po ia zbaton do pikëpamje të tyre dhe atëherë hajde pra me Milanin.

Jom taku me të unë, me Milanin e Presidentin. Kemi shkuar në zyre të Presidentit për dy orë në takim. Për detaje tjera ju tregon Thaçi”, tha Haradinaj.