Haradinaj publikon fjalimin ku kërkonte që të mos votohej Gjykata Speciale

07.11.2020

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video të vitit 2015, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale. “Ne jemi për ligj, ne jemi që t’i shqyrtojmë të gjitha dyshimet, ne nuk jemi kundër hetimeve që kanë ndodhur e që mund të ndodhin në të […]

Haradinaj publikon fjalimin ku kërkonte që të mos votohej Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video të vitit 2015, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale.

“Ne jemi për ligj, ne jemi që t’i shqyrtojmë të gjitha dyshimet, ne nuk jemi kundër hetimeve që kanë ndodhur e që mund të ndodhin në të ardhmen dhe dojmë me i ballafaqu krejt ata që kanë kry çkado që kanë kry, kundër kujdo qoftë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, por nuk mujmë me vazhdu me qenë monstrum. Duhet me ndodh në Kosovë, me ligje të Kosovës, Qeveria e Kosovës ishte dashtë sot me i nda këto amandamente, me i marrë prapa, me ba një ofertë për bashkësinë ndërkombëtare me thanë urdhëroni, do ta bëjmë në Kosovë gjykatën, dojmë me e ba vetë edhe ndonjë ekspert nëse na sillni, nuk jemi kundër, Gjyqtar, prokuror do t’i bëjmë në bazë të ligjeve, në procedura të rregullta, me shqyrtu krejt. Me i shqyrtu të gjitha krimet e supozuara”, ka thënë Haradinaj gjatë këtij fjalimi, të cilin e ka shpërndarë në facebook.