Haradinaj pret Hovenier: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme

12.02.2024

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj pret Hovenier: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme Foto: Ilustrim

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se me Hovenierin diskutuan për zhvillimet e fundit në  vend.

“Ambasadorin Hovenier e falënderova personalisht për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që realizova në Amerikë”, ka shkruar Haradinaj.

“Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Departament të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO”.

Haradinaj ka shkruar tutje se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme dhe se “do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”.