Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj edhep se nuk ia qëlloi asnjëherë për liberalizimin e vizave, ai përsëri ka thënë se vizat për qytetarët e Kosovës do të liberalizohen në muajin dhjetor.

Haradinaj disa herë ka premtuar për liberalizimin e vizave, duke dhënë muaj e madje edhe data, nuk ia qëlloi asnjëherë, por ai prapë është duke insistuar se në muajin dhjetor kosovarët do të lëvizin pa viza.

Ai së pari tha se në fund të nëntorit është një proces, por ai nuk ka dashur t’i detajizoj këto procese pasi që ashtu është natyra e punës, po ashtu ai tha se në dhjetor jemi të gatshëm për marrjen e vendimit për liberalizim.

“Unë e di që në fund të nëntorit është një proces, por nuk dua t’i detajizoj këto procese sepse ashtu është natyra e punës dhe e di që në dhjetor jemi të gatshëm për marrjen e vendimit për liberalizim. Unë pres që këtij vendimi t’i prinë Gjermania në dhjetor. Në dhjetor pres vendimet formale të Këshillit të Ministrave dhe të vendeve lidere”, tha Haradinaj për Ekonomia Online.

Po ashtu kryeministri në detyrë, tha se nuk pajtohet me deklarimet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE-së) se Kosova nuk po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas tij, shembull se në Kosovë nuk është korrupsioni në nivel siç pretendohet, Haradinaj e merr procesin zgjedhor të 6 tetorit.