Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin: Ju takon atyre të sigurojnë votat për zgjedhjen e Presidentit

15.03.2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmaninka thënë se ishte një takim konstruktiv. Haradinaj ka thënë se partia e tij (AAK) do të jetë opozitë e fuqishme, e cila do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional. “Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin […]

Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin: Ju takon atyre të sigurojnë votat për zgjedhjen e Presidentit Foto: Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmaninka thënë se ishte një takim konstruktiv.

Haradinaj ka thënë se partia e tij (AAK) do të jetë opozitë e fuqishme, e cila do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional.

“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse AAK do të bëj kuorumin për president, Haradinaj ka thënë se nuk është përgjegjësi e tyre.

“Nuk është detyrë e jona ta përkrahim pushtetin. Populli ia ka dhënë votën për të qeverisë. Është përgjegjësi e tyre të gjejnë mënyrën se si do ti bëjnë 2/3 e votave për president” ka thënë Haradinaj.