Haradinaj: Paga minimale të jetë 370 euro, të kalojë ligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se të punësuarit në vendin tonë kanë nevojë për paga të dinjitetshme dhe i ka bërë të thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i rrisë pagat për të gjitha kategoritë. Ai ka shtuar se kjo shumë e vogël që Kurti ta fsheh dështimin e tij për rritjen ekonomike dhe rritjen e […]
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se të punësuarit në vendin tonë kanë nevojë për paga të dinjitetshme dhe i ka bërë të thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i rrisë pagat për të gjitha kategoritë.
Ai ka shtuar se kjo shumë e vogël që Kurti ta fsheh dështimin e tij për rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave për të gjithë.
“Qeveria duhet të veprojë si qeveri e shtetit. Qytetarët kanë nevojë edhe për 1 euro, por nuk zgjidhet asnjë problem me masat që zgjasin vetëm 1 muaj. Është shumë e vogël shuma prej 100 euro që Albin Kurti të fshihet pas paaftësisë së tij për të rishikuar buxhetin që do të mundësonte zgjidhje të krizës financiare qytetare. Kjo shumë është e vogël që Kurti ta fsheh dështimin e tij për rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave për të gjithë”.
Haradinaj ka thënë se ata propozojnë që paga minimale të jetë 370 euro.
“Të punësuarit në Kosovë kanë nevojë për paga të dinjitetshme dhe të përhershme dhe qeveria e vendit duhet që urgjentisht t’i rris pagat për të gjitha kategoritë. Ne propozojmë që paga minimale të jetë 370 euro, pagat s’kanë lëviz, s’ka rritje të pagave me vite. Qeveria duhet që urgjentisht ta kalojë ligjin e pagave me rritje prej 33 për qind të pagave për të gjitha skemat pensionale”.
Gjithashtu deputeti i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se duhet të kalojë ligji për tërheqjen e Trustit si dhe qeveria t’ua kthej qytetarëve paratë për faturat e rrymës.
“Qeveria duhet të veprojë pa vonesë me zbrit TVSH-në për artikujt ushqimor dhe ta heq taksën për pagat nën 370 euro.
Qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e trustit, të paktën 15 për qind dhe menjëherë pa vonesë me ua kthy paratë qytetarëve për faturat e fryra të rrymës”, tha Haradinaj, njofton Klankosova.tv.