Haradinaj nuk ndryshon qëndrim, taksa ndaj Serbisë NUK hiqet

11.01.2019

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës sot mbajti mbledhjen e parë të Qeveris për këtë vit, ai tha se përderisa Serbia nuk do ta njehë shetin e Kosovës, taksa 100% nuk do të hiqet, madje taksë kanë edhe brendet ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi. Ramush Haradinaj nuk ka ndërmend që ti nënshtrohet kërkesës […]

Haradinaj nuk ndryshon qëndrim, taksa ndaj Serbisë NUK hiqet Foto: Ilustrim

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës sot mbajti mbledhjen e parë të Qeveris për këtë vit, ai tha se përderisa Serbia nuk do ta njehë shetin e Kosovës, taksa 100% nuk do të hiqet, madje taksë kanë edhe brendet ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi.

Ramush Haradinaj nuk ka ndërmend që ti nënshtrohet kërkesës së Brukselit dhe Serbisë për heqjen e taksës 100%, ku Serbia deklaroi se nëse taksa ndaj shtetit Serb nuk do të hiqet, nuk do të zhvillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Kryeministri përmendi personat e zhdukur gjatë luftës së fundit mes viteve 1998=99, ku okupatori serb, vrau shumë pleq, burra, gra, e fëmijë.

Ramush Haradinaj tha se partitë si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duhet që ta përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sepse edhe ata kanë rolin e tyre në këtë drejtim.