Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur për bisedimet VV-LDK për koalicion dhe për mundësinë që AAK-ja të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijim të qeverisë së re.
Haradinaj tha se nuk ka biseda me dy partitë që po tentojnë ta bëjnë koalicionin qeverisës VV-në dhe LDK-në.
“Sa i përket LDK-së dhe VV-së neve nuk na ka kontaktuar askush, prej Vetëvendosjes nuk e dimë procesin. Në sistemin tonë parlamentarë partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e Qeverisë, unë kam marr pjesë në krijimi e 2 qeverie dhe nuk ka qenë e lehtë. Ne nuk mund të kërkojmë takim as me z. Kurti as me LDK-në, unë nuk jam pjesë e asnjë diskutimi qoftë me LDK-në, qoftë me VV-në”, tha Haradinaj.
Haradinaj i pyetur se a është shkatërruar ISIS-i pasi Trump ashtu ka deklaruar tha se nuk ka informacione tjera dhe me këtë veprim sot dëshiron të tregojë që jemi partner serioz.
“Ato janë në deklarime që i kanë Amerika, ne bazohemi në informata që i kemi dhe në përvojën tonë, ne dëshirojmë të tregojmë që jemi partner seriozë”, tha ai.
Haradinaj i pyetur për ministrat në detyrë që janë zgjedhur deputet ka thënë se nuk mund t’i detyroj të japin dorëheqje ngase ata janë persona politik.
“Unë pas zgjedhjeve e kam liruar postin e deputetit, z. Hamza dhe z. Rasim Demiri kanë paraqitur dorëheqje, të tjerët e bëjnë zgjedhjen e tyre, përderisa se kanë dhënë betimin unë nuk mundem me i detyru me dhënë dorëheqje ata janë persona politik”, tha Haradinaj, raporton EO.