Haradinaj: Nuk hasëm në mirëkuptim me Hotin – AAK nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje

04.09.2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky subjekt beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformimin e Kosovës. “Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke”. “Fatkeqësisht situatën në dialog […]

Haradinaj: Nuk hasëm në mirëkuptim me Hotin – AAK nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje Foto: Ilustrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky subjekt beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformimin e Kosovës.

“Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke”.

“Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”.

“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje”.

“AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”.