Haradinaj nuk është i gatshëm të lëshojë pe për postin e presidentit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është i gatshëm të lëshojë pe për postin e presidentit.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se me LDK-në nuk e kanë pasur presidentin në klauzolë kur e kanë lidhur koalicionin.

“Me publikimin e aktakuza ndaj zotit Thaçi ne kemi pasur diskutime të brendshme se çfarë të bëjmë nëse aktakuzat konfirmohen. Bazuar në këto rrethana të krijuara ne mendojmë se duhet të kemi një nga tri përgjegjësitë e para që të jemi në vendimmarrje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk e kushtëzoj koalicionin me postin e presidentit, por kur të vijë koha e zgjedhjes se presidentit unë nuk kam obligim ndaj koalicionit”.

Haradinaj thotë se nëse nuk kanë ndonjë pozitë të rëndësishme vendimmarrëse më të lehtë do ta kishin që të qëndronin në opozitë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.