Haradinaj: Nuk do të ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se shtetin e kanë fuqizuar me ushtri, ndërsa përmes tarifave është mbrojtur tregu.

Ai në një postim në facebook, ka thenë se ashtu si mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen, njejtë dhe unë nuk do te ndalëm për ta mbajtur Serbinë jashtë territorit të Kosovës.

Haradinaj u shpreh se tani Kosova është shtet sovran dhe se Serbia nuk do të ketë më punë këtu.

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu”, ka shkruar ai në facebook.

RAPORTO