Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ashtu siç kishte paralajmëruar se ka marrur ftesë nga Gjykata Speciale, ai sot u nis drejt Holandës.
Ai pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, siç ka deklaruar ai vet, nga Dhomat e Specializuara të Speciales.
Haradinaj, me të marr ftesën ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë ai vazhdon të jetë kryetar i AAK-së, e vite më parë kur ishte kryeministër njëlloj ishte dorëhequr për të shkuar në Hagë atë kohë, ku qe kthyer i pafajshëm.