Haradinaj nga Pentagoni: Argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO

para 22 dite

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Pentagonin dhe është takuar më Drejtorin për Evropë dhe Politikat e NATO’s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, Alton V. Buland.

Haradinaj nga Pentagoni: Argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO

Haradinaj e ka falënderuar Buland për angazhimin e ushtrisë dhe qeverisë amerikane për mbështetjen e popullit të Kosovës.

“Në fillim të takimit e falënderova z. Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin forcimit të Ushtrisë së Kosovës.”

Ai tha se ka “argumentuar” nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO.

LEXO EDHE:  Haradinaj: Nuk jam në dashni të madhe me PDK e LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti

“Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s.”

Në fund, Haradinaj ka shkruar “konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”.