Haradinaj në Suharekë zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Ramë Bllaca

Haradinaj në Suharekë zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Ramë Bllaca

Në 82 vjetorin e rënies së Heroit RAMË BLLACA, sot në ora 17:00 në Bllacë, u mbajtë Tubim Përkujtimor, ku në nderim të veprës së tij, u zbulua edhe pllaka përkujtimore.

Ky Tubim Përkujtimor u udhëheq nën patronatin e Qeverisë së Kosovës si dhe nga zyrtarë të tjerë nga Komuna e Suharekës.

Ish-Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të heroit Ramë Bllaca në fshatin Bllacë.

Haradinaj tha se “Këto tubime e pllaka përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi të përjetshme të historisë sonë më të re”.

“Bllaca dhe Suhareka ndër breza i dolën zot atdheut. Sot, për homazhe tek varri i heroit Ramë Bllaca, i cili ishte zë i fuqishëm kundër politikës serbe që synonte zhvendosjen masive të shqiptarëve dhe me guximin e tij vulosi vazhdimësinë tonë në tokën e Kosovës. Po sot, i nderuar të isha për vizitë në familjen patriotike Bllaca, e cila, përgjatë historisë është rreshtuar me lëvizjen kombëtare shqiptare për çlirim dhe pavarësi. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haradinaj

Ramë Bllaca është kryefjalë e historisë se Bllacës si dhe e çdo bllacjani.

Akti i grisjes së Konventës serbo-turke në parlamentin Jugosllav, Ramë Bllacës i kushtoi me jetë, duke mos mundur ta pranonte këtë akt trimërie e patriotizmi UDB-ja jugosllavo-serbe, kishte planifikuar gjithçka, dhe në orët e mbrëmjes së asaj dite, derisa po kthehej nga Beogradi, në hyrje të fshatit të lindjes së tij Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, vritet në pusin e ngritur nga UDB.

Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare është shumë e gjerë. E shtrirë në shumë dekada, rrezatuese edhe pas vdekjes së tij fizike.

RAPORTO