Haradinaj: Në përballje me drejtësinë ndërkombëtare kam kryer “doktorraturë”

I ftuar në Dukagjini kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka foluar lidhur me temat aktuale që po kalon Kosova.

Gjithashtu Haradinaj ka komentuar edhe aktakuzën e dorëzuar kundër presidentit Thaçi dhe Kadri Veseli, duke thënë se Kosova duhet ta ruaj interesin nacional pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se Kosova është dashur të bëjë ofertë për themelimin e një gjykate ku do të trajtoheshin krimet e mundshme, për çka edhe ndihet paksa fajtor që nuk ka propozuar kundër ofertë.

I pyetur nëse në mesin e 9 personave që është paralajmëruar ti ngritet aktakuzë, mund të gjendet edhe emri i tij, Haradinaj, ka mohur se pret diçka të tillë për faktin se sipas tij, ai ka kryer “doktorraturë” në përballje me drejtësinë ndërkombëtare duke u gjykuar dhe rigjykuar për tetë vite të tëra.

LEXO EDHE:  107 pacientë me covid-19 të hospitalizuar në Infektivë, 55 me oksigjeno-terapi