Haradinaj: Në dosjet e Speciales pamë emra të njerëzve që kanë punuar me Serbinë

11.09.2020

Ditë më parë temë kryesore e ditës ishte lajmi që në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga një person i maskuar ishin dorëzuar rreth 4000 dosje, për të cilat po pretendohet që kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale. Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha këto dosje duhet […]

Haradinaj: Në dosjet e Speciales pamë emra të njerëzve që kanë punuar me Serbinë Foto: Ilustrim

Ditë më parë temë kryesore e ditës ishte lajmi që në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga një person i maskuar ishin dorëzuar rreth 4000 dosje, për të cilat po pretendohet që kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha këto dosje duhet t’i kenë edhe avokatët.

“Këto dosje (kopje) do të shpërndahen. Ne për katër orë sa kemi pasur mundësi kemi parë emra, ka njerëz që kanë punuar me Serbinë. Ata që janë në emra është dashur të akuzohen dhe jo të dëshmojnë”, tha ai për RTK.

Sipas tij, materialet janë prej njerëzve të tyre, pra atyre që kanë qenë bashkëpuntorë të Serbisë. “Ne kemi bërë thirrje që një kopje të ia japim Gjykatës Speciale”, theksoi ai.