Haradinaj: Miratohet ligji i pagave për sektorin publik, pensionistëve u rritet pensioni për 20%

Haradinaj: Miratohet ligji i pagave për sektorin publik, pensionistëve u rritet pensioni për 20%
Çlirim Gashi

28.08.2019 / Lajme

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njëherit edhe si Kryeministër në detyrë, Ramush Haradinaj sot ka thënë se u miratua ligji i pagave për sektorin publik.

Sipas Kryeminstrit në detyrë, Ramush Haradinajt nga ky ligj i pagave përfitojnë dhjetra mijëra punëtorë të sektorit publik.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se pensionistëve të moshës pensioni u rritet për 20% si dhe kontributdhënësve për 15%.

Do të ketë rritje të pagave edhe për polictë, ushtarët, mjekët dhe punëtorë social, kurse zjarrfikësit do të paguhen nga buxheti qendrorë.

Tani më sipas Haradinajt sfida e radhës për të mbeten punëtorët e sektorit privat.

“Dhjetra mijëra punëtorë të sektorit publik përfitojnë nga ky ligj. Pensionistëve të moshës u rritet për 20% pensioni, kontributdhënësve për 15%. Prokurorëve e gjyqtarëve u dyfishohet paga”, ka thënë Haradinaj.

RAPORTO