Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në një deklaratë për media ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe më gjerë.

Sipas Haradinajt nuk kemi nevojë për Mini-Shengen, Kosova është e interesuar për Shengen, për Bashkimin Evropian, Brukselin. Kosova është vend euroatlantik.Kjo është përspektiva jonë.

Sipas tij plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

Edi Rama është vllau im, ai është shqiptar unë jam shqiptar, por që nuk kam patur qare pa dalë kundër ndarjes së Kosovës.