Haradinaj merr besimin e AAK-së që të zërë vendin e Thaçit në postin e presidentit

Sot strukturat drejtuese të AAK-së u mblodhën për të diskutuar zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë tek menaxhimi i pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, dialogu Kosovë-Serbi, mbarëvajtja e koalicionit qeveritar dhe performancën e zyrtarëve të AAK-së në Qeverinë aktuale.

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë besimin nga AAK’ja që të jetë kandidat për President të Kosovës, ndërsa tregon se në mbledhjen e sotme të kryesisë është folur edhe për “rikonfigurim të Qeverisë”, derisa po spekulohet për përfshirjen e PDK’së në Qeveri.

Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.