Haradinaj me mbështetje të plotë për projektet e kryetarit Muharremaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj në vazhdën e takimeve të rregullta konsultative me kryetar të komunave të Kosovës, gjatë ditës ka pritur kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj në profilin e tij në Facebook. Në këtë frymë, sot prita në takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me të cilin biseduam për shumë projekte të rëndësishme të kësaj komune, që do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë.

Ndër tjera Haradinaj ka shkruar se me organizimin e takimeve të rregullta konsultative me Komunat e Kosovës, kemi pranuar kërkesat konkrete nga niveli lokal, për t’i adresuar më pas ato, në të mirën e qytetarëve tanë. 

Ndërsa kryetari Muharremaj, e ka falënderuar për pritjen dhe për gatishmërinë, kryeministrin Haradinaj, për përkrahje të projekteve që Komuna e Suharekës do t’i realizojë.

RAPORTO