Haradinaj me masa të reja ndaj Serbisë
Qeveria e Kosovës shpejt pritet të vendosë masën e njëjtë qysh e aplikon Serbia lidhur me qarkullimin e njerëzve me vetura, ku kosovarët detyrohen t’i vendosin targat e përkohshme kur nisën për në shtetin serb. Veç kësaj, Ekzekutivi do të vendosë edhe ndalimin e mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën. Po ashtu, Serbisë […]
Qeveria e Kosovës shpejt pritet të vendosë masën e njëjtë qysh e aplikon Serbia lidhur me qarkullimin e njerëzve me vetura, ku kosovarët detyrohen t’i vendosin targat e përkohshme kur nisën për në shtetin serb. Veç kësaj, Ekzekutivi do të vendosë edhe ndalimin e mallrave të kompanive të huaja që furnizojnë Kosovën. Po ashtu, Serbisë nuk do t’i njihen dokumentet të cilat nuk ia njeh Kosovës përfshirë certifikata të ndryshme.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar do të ketë masa të reja kundër Serbisë, përveç taksës prej 100 për qind të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Kosova po përgatit masa të tjera të rënda.
Haradinaj tha se tarifat do të shfuqizohen vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.