Haradinaj: Me i pasë dëgju Kurti këshillat e mia, Kosova dhe VV-ja i kishin punët më mirë

27.12.2021

Haradinaj është përballur disa herë me Kurtin në Kuvendin e Kosovës gjatë 9 muajve sa është ne pozitë Qeveria Kurti. Haradinaj ka kritika të ashpra për Kurtin se si ka qeverisur me vendin gjatë këtyre muajve dhe ka thënë se kriza energjetike ka ardhur për faj të tij pasi nuk është përgatitur me kohë për […]

Haradinaj: Me i pasë dëgju Kurti këshillat e mia, Kosova dhe VV-ja i kishin punët më mirë Foto: Ilustrim

Haradinaj është përballur disa herë me Kurtin në Kuvendin e Kosovës gjatë 9 muajve sa është ne pozitë Qeveria Kurti.

Haradinaj ka kritika të ashpra për Kurtin se si ka qeverisur me vendin gjatë këtyre muajve dhe ka thënë se kriza energjetike ka ardhur për faj të tij pasi nuk është përgatitur me kohë për këtë krizë.

“Tash po thotë jam i frustruar. Por e kishte mundësinë më herët që të bënte dicka e tani të mos ankohet”, thotë Haradinaj.

Haradinaj thotë se do ta bindë popullin se Kurti është mashtrues. Ai po ashtu shton se Kurtin nuk sjellë shpresë.

“Kurti mbulohet me qebe në shekullin 21. Çfarë shprese jep kjo?”, shton deputeti.

“Me i pasë dëgju Kurti këshillat e mia, Kosova dhe VV-ja i kishin punët më mirë”, përfundoi Haradinaj.